", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/22/auto_b2e1af9d-f412-492b-a48b-423c2a4032c2-600x3601671696594.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

VIDEO/ Dikush në Kongresin Amerikan bërtet ‘Lavdi Ukrainës’, Zelensky mezi i mban lotët

Pas fjalimit historik të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kongresin Amerikan, pati duartrokitje që zgjatën disa minuta.

Kamera kapi momentin kur dikush bërtiti “Lavdi Ukrainës” – një shprehje që ukrainasit e kanë përdorur shpesh që nga fillimi i pushtimit rus.

Në atë moment presidenti ukrainas uli kokën dhe u dallua se po luftonte me emocionet. Por ai shpejt e mori veten dhe tha: “Lavdi heronjve”.