Shefi i OBSH-së shumë i shqetësuar për situatën e COVID në Kinë
Kina mund të jetë duke luftuar me numrin e lartë të infeksioneve me COVID-19 pasi vendi përjeton një rritje të madhe të rasteve ka thënë një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mes shqetësimeve për mungesën e të dhënave nga vendi.
Shifrat zyrtare nga Kina janë bërë një udhëzues jo i besueshëm pasi po bëhen më pak testime në të gjithë vendin pas lehtësimit të fundit të politikës së rreptë "zero-COVID".
"Në Kinë, ajo që është raportuar është një numër relativisht i ulët i rasteve në ICU, por njesitw e kujdesit intesiv po mbushen," tha të mërkurën drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan.
Ndwrsa kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjithashtu se ishte "shumë i shqetësuar" për situatën në Kinë.
"OBSH është shumë e shqetësuar për situatën në zhvillim në Kinë," tha Tedros në një konferencë javore për shtyp, duke bërë thirrje për informacion të detajuar mbi ashpërsinë e sëmundjes, pranimet në spital dhe pwr shtrimet nw kujdesin intesiv.
Vaksina nga Gjermania
OBSH tha se ishte gati të punonte me Kinën për të përmirësuar mënyrën se si vendi mbledh të dhëna rreth faktorëve kritikë si shtrimi në spital dhe vdekjes.
Kina përdor një përkufizim të ngushtë të vdekjeve nga COVID dhe nuk raportoi asnjë vdekje të re për të martën.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se vetëm vdekjet e shkaktuara nga pneumonia dhe dështimi i frymëmarrjes në pacientët që kishin virusin klasifikohen si vdekje nga COVID.
Ryan vuri në dukje se kishte pasur një rritje të shkallës së vaksinimit në vend gjatë javëve të fundit, duke shtuar se mbetet për t'u parë nëse vaksinimi i mjaftueshëm mund të bëhet në javët e ardhshme për të shmangur efektin e një valë Omicron.
OBSH do të inkurajonte punën për të importuar vaksina, por edhe për të gjetur marrëveshje ku vaksinat mund të prodhohen në sa më shumë vende të jetë e mundur, tha Ryan.
Kina ka nëntë vaksina të zhvilluara brenda vendit për COVID-19 të miratuara për përdorim, më shumë se çdo vend tjetër, por ato nuk janë përditësuar për të synuar variantin shumë infektiv Omicron.
Gjermania ka dërguar grupin e saj të parë të vaksinave të COVID-19 BioNTech në Kinë për t'u administruar fillimisht te emigrantët gjermanë, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit, vaksina e parë e huaj e koronavirusit që do të dorëzohet në vend.
"Qeveria kineze informoi Gjermaninë sot se për momentin shtetasve gjermanë në Kinë mund t'u jepen vaksinat BioNTech," tha ai, duke shtuar se "rreth 20,000 gjermanë do të përfitonin" nga dërgesa.
Ai tha se Gjermania po negocionte për të fituar akses për "të ashtuquajturit emigrantë të tjerë" nga vendet e tjera.
“Në këmbim, qytetarët kinezë në Evropë, në Gjermani, mund të marrin vaksinën kineze Sinovac, nëse ata dëshirojnë kështu”, tha Hebestreit.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse dërgesat e tjera do të pasonin nga Berlini.