VIDEO/ E aksidentoi Vasil Bollano, 17-vjeçari bie në koma - dërgohet me urgjencë në Tiranë

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit, Elio Hamiti i cili u aksidentua nga Vasil Bollano pasditen e sotme në Parkun e Llogarasë. 

Mësohet se i mituri ndodhet në koma të thelluar. 

Për shkak të gjendjes së rënduar, 17-vjeçari është transportuar me autoambulancë nga spitali i Vlorës në drejtim të Traumës, në Tiranë.

Elio Hamiti u godit nga një automjet tip Mercedes Benz me drejtues Vasil Bollanon, ish-kryetar i bashkisë së Himarës. 

Bollano është ndaluar nga policia dhe ndodhet në ambientet e komisariatit të policisë së Vlorës.