Pas Ballës e Subashit, edhe Rama këndon këngën e serialit ku vidhen bankat
Pasi largoi 700 mijë shqiptarë prej vitit 2013 dhe instaloi korrupsionin duke e kthyer në normalitet përmes disa aferave gjigante, Edi Rama gjen kohën për t'u argëtuar.
Në rrjetet sociale është publikuar një video e kryeministrit teksa këndon këngën "Bella Ciao", një himn që i dedikohet partizanëve, por që u bë e njohur në serialin e Netflix "La Casa De Papel".
Skenari i këtij filmi është grabitja spektakolare e bankave dhe rezistenca që i bëhet forcave të rendit, duke i nxjerrë jashtë loje.
Nuk është e qartë nëse kryeministri kërkon të japë ndonjë mesazh me këtë, por fakti që më herët doli videoja e Taulant Ballës dhe Armando Subashit duke kënduar të njëjtën këngë, dyshimet përforcohen.