Blerja e dronëve turq/ Dendias i dërgon mesazh Ramës: Mos harro se ke zgjedhur rrugën e BE-së
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, vizitoi Tiranën pikërisht një ditë pasi kryeministri shqiptar, Edi Rama, nënshkroi një marrëveshje për blerjen e dronëve luftarakë nga Turqia.
Mediat greke theksojnë pikërisht deklaratën e Ramës, se dronët turq janë të gatshëm edhe për luftë.
Ndërkohë, vetë Dendias nuk bëri një deklaratë direkte për dronët, por sipas medieve greke, ai nënkuptoi diçka të tillë, kur foli për revizionizmin turk.
“Greqia nuk ka një problem me Turqinë, por ka një problem me revizionizmin turk,” tha ai.
Ndërkohë ai i dërgoi një mesazh direkt Ramës.
“Shqipëria ka bërë një zgjedhje azike, për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian,” tha ai pasi përfundoi vizitën në Tiranë.