Drejtori i Eintracht Frankfurt: Edhe neve na është ofruar Ronaldo
Cristiano Ronaldo iu ofrua të gjitha klubeve pjesëmarrëse në Champions League.
Verën e kaluar, sulmuesi 37-vjeçar, në atë kohë që ende luante për Manchester United, iu ofrua jo vetëm klubeve më të mira, por edhe skuadrave modeste që merrnin pjesë në garat evropiane.
“Na u ofrua edhe neve. Po, edhe neve na e ofruan”, tha zëdhënësi i bordit të Eintrach Frankfurt, Axel Hellmann, në një dokumentar të “DAZN” për paraqitjen e parë të ekipit në Ligën e Kampionëve pas fitores së Europa League.
Tashmë sulmuesi i kombëtares portugeze është në statusin e lojtarit të lirë.