Zgjedhjet e 14 majit/ Meta: Opozita me super kandidatë. Përballë kemi kukullat e Rilindjes!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta flet për zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë ditën e sotme, Meta deklaroi se opozita futet në këto zgjedhje me ‘super kandidatë’ duke veçuar Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin.

Gjithashtu, kreu i PL shtoi se këta kandidatë përballë, siç i quajti ai, 'kukullat e Rilindjes'.

"Opozita është me super kandidatë në Tiranë, Elbasan e Durrës dhe përballë kemi 'kukullat e Rilindjes' që kanë fyryrën eatyre policëve me maska që shembën ‘Prestige’-in që ishte me leje, dhe ata që shkuan për të nxjerrë familjet nga pallatet te ‘Myslym Keta’, ata që kanë nxjerrë familjet në rrugë me gaz lotsjellës dhe tani bëjnë sikur u qan zemra e shpirti për afganët e këdo tjetër”, tha Meta.