FOTO/ Ivana Knoll largohet e përlotur nga Katari

Modelja nga Kroacia, Ivana Knoll, lirshëm mund të thuhet se ka qenë kryetema e këtij Kampionati Botëror.

Ajo tashmë është cilësuar si njëra nga tifozet më të nxehta duke arritur kështu mbi 3.5 milionë ndjekës në Instagram.

Zeshkania mori vëmendje të madh përgjatë një muaji për shkak të veshjeve provokuese, që madje ra ndesh edhe me rregullat e Katarit.

Ajo u fotografua kudo që ka shkuar në stadiumet e futbollit në Katar, derisa me të bënë fotografi edhe familjet me fëmijë.

Ivana u tha gjithashtu se ka marrë edhe propozime për martesë nga mbështetësit dhe mesazhe nga vetë prej disa yjeve të futbollit.

Meqenëse përfundoi Kampionati Botëror me fitoren e Argjentinës, modelja duket se është kthyer në Kroaci.

Knoll postoi në InstaStory një video nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dohas, përmes së cilës njoftoi për largimin.

“Ta lë Dohan është shumë e vështirë për mua. Të përziera me momente të lumtura, të këqija, konfuzion të gjitha së bashku, do të na mungojë ky vend shumë”, tha ajo.

Bukuroshja ka qenë vazhdimisht në përkrahje të Kroacisë me veshjet e ndryshme atraktive me ngjyrat e flamurit të vendit, edhe pse origjina e saj është nga Gjermania.