VIDEO/ Momenti kur Lindita Nikolla merr urdhër për përjashtimin e Flamur Nokës

Lindita Nikolla ka vendosur që të përjashtojë deputetin e PD-së, Flamur Noka nga seanca e parlamentit.

Por Nikolla është kapur nga kamerat duke folur në telefon dhe duke i thënë personit nga ana tjetër e tij, që do ta përjashtojë Nokën.

‘Do ta përjashtoj, po e përjashtoj’ dëgjohet të thotë Lindita Nikolla në telefon.