VIDEO/ Pasi u hoqi fjalën deputetëve të PD, Nikolla përjashton Nokën

Flamur Noka është përjashtuar nga punimet e Kuvendit, me vendim të Lindita Nikollës. 

Vendimi për përjashtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, erdhi pas debateve për fjalën e deputetëve demokratë. 

Lindita Nikolla njeh një dokument të falsifikuar nga Enkelejd Alibeaj për përjashtimin e disa deputetëve nga grupi parlamentar demokrat. 

Në këto kushte, deputetët e PD bllokuan foltoren e Kuvendit për disa minuta. 

Më pas Lindita Nikolla mori urdhër nga Edi Rama për të përjashtuar Nokën për thyrje të rregullores.