'Enkelejd paçavurja'/ Noka-Nikollës: Je keqbërëse. Të vijnë urdhra për likujdimin e PD!

Në Kuvend vijojnë debatet mes deputetëve të PD dhe drejtueses së seancës, Lindita Nikolla. 

Ajo refuzoi t'u japë fjalën deputetëve demokratëve me justifikimin absurd se nuk janë pjesë e grupit parlamentar.  

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka e quajti këtë dashakeqësi dhe tendencë keqbërje me qëllim likujdimin e PD. 

Gjithashtu, Noka iu drejtua edhe Enkelejd Alibeajt se i shërben interesave të Edi Ramës. 

Flamur Noka: Pika katër e rregullores thotë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit drejtuesi lexon listën e partive. A mund të më lexoni një nen rregullore apo vendim Kuvendi që ligjëron këtë paçavure. Kjo është Enkelejd Paçavure. Prano që je politikisht një kukull që të vijnë urdhra me qëllim likujdimin ne PD, për të keqpërdorni Alibeajn në shërbim të Ramës. Prano që me këto shkelje ti zonjë je një keqbërëse dhe nuk je fare një ligjvënëse. Pas kësaj nuk mund të rrish më në atë karrige. E pranuat që nuk ka asnjë pikë rregullore e Kushtetutë që të jep të drejtë ty bashkë me Enkelejd Paçavuren.