Nikolla nuk u jep fjalën, deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit

Me urdhër të Edi Ramës, Lindita Nikolla refuzon t'u japë fjalën deputetëve të PD në seancën e Kuvendit. 

Kjo situatë ka bërë që deputetët demokratë të bllokojnë foltoren e Kuvendit. 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka kërkoi diskutime në Kuvend për nismat e propozuara nga grupi parlamentar i PD. 

Por Lindita Nikolla iu komunikoi ligjvënësve demokratë se janë të përjashtuar nga grupi parlamentar.

E paprecendentë dhe e pazakontë, por një vendim të tillë e njoftoi Lindita Nikolla në bashkëpunim me Enkelejd Alibeajn.