Bylykbashi: Ardian Dvorani s’mund të jetë pjesë e ‘Kushtetueses’!

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me debate për kandidatin e Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvoranit.

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi tha se Dvorani nuk mund të jetë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.  

Bylykbashi tha se Dvorani i ka shërbyer regjimit komunist duke dënuar shqiptarët që kërkonin liri dhe demokraci. 

“Nuk mund të jetë në Gjykatë ai që e ka filluar karrierën duke dhunuar dhe kërkuar ndëshkimin e atyre që kërkonin liri dhe demokraci”, tha Bylykbashi.