Stoltenberg 'shuplakë' Serbisë: Në Kosovë jemi ne. Siguria, kyçe për Ballkanin Perëndimor!
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i përcolli një mesazh një drejtpërdrejtë Serbisë pas deklaratave të Aleksandar Vuçiç se do dërgojë 1 mijë trupa në veri të Kosovës.
Fjalimin e fundvitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg tha se aleanca është në Kosovë, duke dhënë garancinë se siguria në rajon mbetet primare.
"Kosova është çelësi i sigurisë së mbarë rajonin", tha Stoltenberg.
Komentet e tij vijnë në mesin e një përshkallëzimi të situatës në veri, deri në atë pikë sa kryeministrja serbe, Ana Bernabiç të pohojë se dy vendet mund të jenë shumë pranë konfliktit të armatosur.
Mesazhi i Stoltenberg nënkuptonte qartë se sa e rëndësishme është për perëndimin shmangia e një skenari të tillë.
”Përshëndetje për të gjithë anëtarët e shërbimit tonë. Ky vit ka qenë një vit si asnjë tjetër. Lufta e ilegale e agresionit të Rusisë në Ukrainë e ka bërë botën tonë më të rrezikshme. Përballë krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, NATO është përgjigjur me forcë dhe unitet. Brenda disa orësh nga pushtimi, ne aktivizuam planet tona të mbrojtjes. Tani kemi mbi 40,000 trupa nën komandën e NATO-s në pjesën lindore të Aleancës..Ajo që bëni ju, forcat tona të armatosura, u dërgon një mesazh të qartë Moskës dhe kujtdo që do të na sfidonte: NATO është këtu. Ne do të ruajmë dhe mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë. ne jemi të qartë: Ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe siguria në Kosovë është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor“- ishte mesazhi i Stoltenberg.
2022 was a year like no other. My deepest thanks go to #NATO troops and veterans for their service, and for keeping our 30 nations safe. Wishing you all happy holidays and best wishes for the new year. pic.twitter.com/A9KEr8LJq5
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) December 21, 2022
KFOR njoftoi sakaq se ende nuk i ka kthyer përgjigje Serbisë për kërkesën që të dërgojë 1000 trupa në Kosovë, të cilën duket se po shqyrton ende.
Kreu i tij ndërkohë, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia, deklaroi se KFOR-i i ka plotësisht të gjitha aftësitë dhe mjetet e duhura për të parandaluar dhunën në rajon dhe për të siguruar që ekzistojnë kushte që inkurajojnë dialogun e mëtejshëm politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për të ecur përpara, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.