Luhet sot në ‘Air Albania’/ Ja sa bileta janë shitur për derbin Tirana-Partizani

Ritëm i lartë i shitjes së biletave. Në ditët e para dhe 24 orë para sfidës mes dy skuadrave, janë shitur 10 mijë bileta, ndërkohë që parashikimi është që të shiten mbi 15 mijë bileta në ndeshjen e sotme.

Tirana dhe Partizani do të zbresin në fushë sot në orën 20:00 në “Air Albania”, në derbin e kryeqytetit të vlefshëm për javën e 15-të të Superiores.

Klubi i Tiranës, që do të jetë dhe pritës në derbi, ka publikuar çmimet e biletave. Çmimet variojnë nga 500 lekë të rinj në 5000 lekë të rinj.

Në derbin e fundit Tirana mposhti Partizanin në “Air Albania” me rezultatin 0-2 në javën e gjashtë të Superiores, duke vazhduar kështu ritmin pa humbur në derbi.

Të pranishëm në tribunat e “Air Albania” ishin plot 14 mijë e 250 persona, teksa kapaciteti i stadiumit është rreth 22 mijë vende.