VIDEO-SYRI TV/ Godina e TK, Berisha: Rama e Veliaj shkelën vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Vendimi për nisjen e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar është një shkelje flagrante e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në fjalën e tij para Grupit Parlamentar të PD, kryedemokrati Sali Berisha ka shigjetuar Ramën dhe Veliajn teksa i ka bërë thirrje ndërtuesit të godinës së re të mos përfshihet në këtë projekt, pasi populli opozitar nuk do e pranojë atë
Ndërsa nënëkryetari i Partia Demokratike Luciano Boci u shpreh se do të dorëzoj në SPAK një kallëzim për kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e BAshkisë së Tiranës Erion Veliaj sepse kanë shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke nisur punimet për ndertimin e teatrit Kombëtar.
Ndërkohë më herët nga Gjykata Kushtetuese, Adriana Kalaja theksoi se vendimi i gjykatës kushtetuese nuk është ekzekutuar por vijon pengimi i tij, dhe i kërkon këtij institutucioni pezullimin e veprimeve që po bën Bashkia e Tiranë