SYRI TV/ Berisha: Ardian Dvorani duhej në burg, Rama e çon në Gjykatën Kushtetuese
Kandidaturën e Ardian Dvoranit për t’u votuar në Kuvend si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar si figurën që simbolizion korrupsion në drejtësinë e vendit.
Para nisjes së seancës plenare, Berisha akuzoi Dvoranin se ka fshehur pasurinë e tij, si dhe iu bëri thirrje deputeteve të Kuvendit që ta rrëzojnë me votë këtë kandidaturë.
Berisha teksa beri me dije ndërhyrjet Yuri Kim në sistemin e drejtësisë, theksoi se do të informojë edhe SHBA –në për manipulimet që diplomatja amerikane ka bërë ne favor të Dvoranit.
Sali Berisha denoncoi faktin se mazhoranca socialiste po pengon miratimin e rezolutës së propozuar nga opozita që dënon gjenocidin serb në Kosovë
Lideri I opozitës deklaroi se Rama është antishqiptar, pasi sipas tij kreu I qeverisë Rama ka urdhëruar shembjen e përmendores në kujtim të gjenocidit serb në Lumë.