Superiore/ Kukësi rikthehet tek fitorja, Mezani pëson humbjen e parë në krye të Laçit
Kukësi rigjen fitoren në kampionat (mungonte prej 6 javësh), pasi mposhti në shtëpi 1-0 Laçin në sfidën e fundit për vitin 2022.
Një perlë e kapitenit Gjelbrim Taipi direkt nga goditja e dënimit i jep tre pikë të arta skuadrës verilindore, që largohet përkohësisht nga vendi i fundit në tabelën e klasifikimit.
Pas dy fitoreve radhazi ndalet Laçi i Mezanit dhe tekniku pëson humbjen e parë në drejtimin e skuadrës kurbinase.