SYRI TV/ Vdes në mënyrë të mistershme 24-vjeçari, të afërm të viktimës të paqartë për ngjarjen

Një i ri i moshës 24-vjeç u gjet pa jetë pasditen e së martës në Shijak. Viktima është shtetasi Argjend Dauti, i cili dyshohet se humbi jetën të hënën pas mesnate, duke u kthyer nga puna për në banesë. Trupi i të riut është gjetur i dekompozuar në një kabinë elektrike.

Nga SYRI TV

Burime nga policia thonë se i riu ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën e energjisë. Por, ngjarja mbulohet me mister, pasi ende pa u përcjellë në banesën e fundit trupi i të riut, punonjës të OSHEE-së kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku duket se kanë kryer riparime në kabinë. Për këtë të fundit nuk ka ende informacion nëse ka qenë e izoluar dhe me elemente sigurie.

Për të afërm të familjes, e cila është tronditur nga ngjarja e rëndë, ngjarja është e paqartë, për shkak të versioneve të gjetjes së trupit, pasi sipas tyre disa thonë që viktima është gjetur jashtë kabinës dhe disa brenda kabinës.