KAFE SHQETO/ Padrejtësia e Bashkisë ndaj Teatrit: Nis ndërtimin pa pritur vendimin e gjykatës
I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në ‘Kafe Shqeto’ në Syri.TV ishte regjisori, publicisti e përkthyes dramash, Kastriot Cipi.
Çipi diskutoi mbi projektin anormal të Teatrit Kombëtar që Veliaj e ka shitur si të projektuesi të famshëm i huaj , por në të vërtet është i një kompanie shqiptare
"Ajo që është e rëndësishme është u zbulua se është që projekti është nga dy shqiptar, ajo që është paradoksale që punojnë në mënyrë të pavarur që çuditërisht vijnë në të njëjtin zgjidhje arkitektonike, që na është shitur se është një projekt i huaj ndërkohë që edhe ai ishte i vjedhur pasi është krijuar nga një projektuese ukrainese në vitin 2011 në formën e papjonit.
Ajo që e bën qesharake të tërën për tu vendosur në atë shesh që është aty duhet të zvogëlohet 10 herë projekti. Aty ka vend për një sallë me 600 vende që do të jetë në katin e katërt të ndërtesës.
Tani do të kemi një teatër që brezi i katërt nuk do të vijë dot në teatër pasi nuk ka as ashensor, pra e gjitha është një projekt qesharak.
Të gjithë ata artist që kanë firmosur pro shembjes së teatrit që na paraqitjen ne si idiotë dhe nuk donim përmirësimin e teatrit të na tregojnë se ku janë mjediset e teatrit dhe hapësira që na është premtuar nga kryetari i bashkisë Veliaj, pasi në projektet që janë paraqitur nuk janë të përcaktuar.
Veliaj është kampioni apsolut në historinë politike shqiptare që është mashtrues."