KAFE SHQETO/ Kriza pllakos keq vendin, shqiptarët nuk sigurojnë dot më as ushqimet

Të ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto në Syri.TV ishin ekspertët e ekonomisë Enriko Ceko dhe Romina Radonshiq ku folën për situatën e vështirë ekonomike që përballen shqiptarët.

"Është normale që në momentin që kemi rritje çmimesh të ulen fuqia blerëse, duke qenë që jemi të varur nga importin i bie që importi ka rënë në sasi dhe jo në vlerë çka do të thotë që shqiptarët po blejnë akoma më pak dhe jo vetëm por edhe bizneset të cilët kanë ulur prodhimet e tyre.

Bujqësia në Shqipëri po tregon se ka ulje të nivelit të prodhimit sepse e nuk ka treg për të shitur.

Inflacioni ka ardhur në mënyrë periodike, por në fundin e vitit edhe pa inflacion kemi parë një rritje të theksuar të çmimeve, autoriteti i konkurrencës e ka marrë pushim muajin dhjetor dhe nuk kontrollojnë tregun për abuzimet që po bëhen.

Në BE në raste të festave kemi një rënie të çmimeve ndërsa në vendin tonë kjo përkthehet ndryshe sepse kemi rritje.

Çmimet e rritura në raport me pagat që kanë shqiptarët janë shumë të larta dhe gati e pamundur që një qytetar të mbylli muajin, ndërsa pensionistët marrin pension që të mbyllin vetëm një javë të muajit."

Eksperti Cenko është shprehur se rritja e çmimeve ka sjellë që rreth 75% e shqiptarëve të jetojnë në një nivel të theksuar të varfër ekonomik.

"Një rritje e çmimeve në këtë nivel bën që edhe ata që konsiderohen shtresa e mesme në vend ka rënë në nivelin e varfërisë. Një rritje e çmimeve e kësaj natyre bën që kjo shtresë të kthehet në nivelin e të varfërisë.

Nëse e konsiderojmë dhe krahasojmë me shtresat e mesme në Europë është shumë e pabesueshme në nivelin e të ardhurave.

Rreth 75% e popullsisë së shoqërisë është shumë e varfër, në aspektin ekonomik një inflacioni tillë e gërryen ekonominë dhe nuk krijon mundësi për financime dhe investime dhe ka rrezik të kthehet në një situatë ciklike.

Situata është që këtu lidhen të gjitha gjërat bashkë duke bërë një situatë shumë të vështirë për blerësit dhe familjet.

Njerëzit e krijuan Zotin që të rregullojnë marrëdhëniet mes tyre, njerëzit krijuan moralin të rregullojnë marrëdhëniet mes tyre po unë nuk shikoj moral këtu, krijuan ligje që të rregullojnë marrëdhëniet mes tyre por shoh që në nuk i respektojmë ligjet, por ne i ndryshojmë ligjet natën e Vitit të Ri se ndonjë deputet i ka mbetur kamioni në doganë."