KAFE SHQETO/ Katastrofa mjedisore e djegies së gomave në Vlorë dhe lidhja me Zoton
I ftuar në emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto në Syri Tv ishin ambintalisti Sazan Guri dhe, anëtari i këshillit kombëtar dhe kryesisë së PD Vlorë, Genc Deromemaj.
Të ftuarit diskutuan ndotjen e madhe që po i shkakton Vlorës qeveria nga tecet me djegie nafte, por edhe rrezikun e madh që kanoset nga rreziku i një gabimi dhe derdhjen e lëndëve në det.
"Tani krimi është kryer dhe janë totalisht politikat e qeverisë që bien ndesh me artikulimin publik të kryeministrit dhe të gjithë përfaqësuesve të tij.
Gjeneratorët të cilët kanë ardhur në qytetin e Vlorës që marrin para për mirëmbajtjen bëhet edhe tenderi i dytë që po kryhet nga një kompanitë e dashura të Ramës me vlerë 4 milionë dollarë që merret me shtrirjen e linjave në drejtim të dy gjeneratorëve të mëdhejnë që kanë një ndotje shumë të madhe.
Kjo kompani e cila është krijuar nga hiçi merr para nga buxheti i shtetit që të kryej punën si duhet por faktet tregojnë se ato para nuk po sjellin produktin që pritet.
Kjo procedurë tenderuese për këtë tender duhet të kishte mbaruar në qershor të 2021 dhe jemi në fundin e 2022 dhe akoma nuk ka mbaruar puna, ndërsa preteksti zyrtar i tyre është që kemi pengesë nga pandemia.
Institucioni që ka dhënë grandin është KFV, kjo kompani e krijuar nga Klodian Zoto ka kaluar fazat dhe nuk merr për bazë fondet investitorë të rëndësishme si KFV, për të qenë e sinqertë ky person nuk është aq i fuqishëm sa të kalojë këto procedura por janë njerëzit e qeverisë.
Kjo është në vazhdën e humbjes së kontrollit mbi territorin që qeveria ka, një hotel në Durrës që promovohet nga qeveria dhe pastaj gjen një shkelje dhe e shemb, po ashtu me kotecin e një të moshuare dhe e shemb, ndërsa nuk gjen një vatër gjigante të gomave."
Guri u shpreh se duhen 200 vite të largohet nga deti i Vlorës lëndët që mund të derdhen aty.
"Në Shqipëri ka gati 10 vite që nuk pyetet asnjë ekspert për investimet që kryhen nga qeveria. Këto krijojnë ngjarje si emergjenca kombëtare si ajo e plehrave dhe ndërtojnë skemën e inceneratorëve për të vjedhur paratë pa asnjë problem.
Fieri ka një inceneratorë të pavend, ata e kanë qëllimin në kokë që është antiligjor, antikombëtar që në fund synim kryesor kanë vjedhjen dhe jo përmisimin e jetës së qytetarëve.
Rama vrau simbolet, duke ndërtuar një ndërtesë 20 kate në sheshin që mblidhte të gjithë njerëzit përpara fytyrës së të madhit Ismail Qemalit.
Do ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve vlonjatë që të ngrihen kundër denegrimit të simboleve kombëtare që Rama po i bën qytetit.
Po ashtu të protestojnë fuqishëm ndaj dy teceve mobile, pasi nafta ndot 1 mijë herë se ajo më gaz për këtë arsye që kërkon qeveria ta përdori.
Dëmet konkrete që sjellin këto nëse ka një aksident duhen 200 vite të largohet ndotja nga Gjiri i Vlorës. Lënda që këto produkte të gomës dhe naftës është kancerogjze e cila prek gjethet e bimës, qumështin e lopës dhe pastaj transferohet të trupi i njeriut në formën e patretshme."