‘O hajdut’/ Qytetarja sulmon Veliajn, ai mbrohet nga një ushtri me truproja

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbërriti në ambientet ku do zhvillohet ceremonia e nisjes së punimeve për Teatrin e ri Kombëtar.

Ai shoqërohej nga një ushtri me truproja.

Ndërkohë një qytetare, e cila ishte pjesë e protestës, e priti me thirrjet: Hajdut, hajdut.

“O hajdut, o hajdut, vjedh pronën e njerëzve, do të vijë dita jote,” dëgjohet qytetarja.

Ndërkohë, Veliaj largohet i shoqëruar nga një numër i jashtëzakonshëm rojesh.