Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale
Sipas uniformave blu bëhet me dije se disa nga të arrestuarit kanë kryer vjedhje të ndryshme në bizneset e kryeqytetit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. H., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt privat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin G. N., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin L. C. (P)., 29 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur ka vjedhur disa produkte, në magazinën e shtetasit F. M.