'Strehohen persona të shumëkërkuar'/ Policia 'blindon' Peqinin, kontrolle në shtëpi dhe biznese

Forca të shumta policie janë duke zhvilluar një operacion të gjerë në qytetin e Peqinit.

Burime për Syri.net bëjnë me dije se janë duke u kontrolluar disa shtëpi e ambiente biznesi. 

Aksioni është ndërmarrë pas urdhrit të lëshuar nga gjykata për bastisjen e disa ambienteve. 

Dyshohet se në këto objekte kryhen aktivitete të paligjshme dhe strehohen persona të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.