", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/20/auto_EULEX-Jarinje-640x480-11671571870.jpg", "width": 900, "height": 675 } }

Shefi i EULEX: I furnizuam policët e Kosovës në Jarinjë me ushqime dhe veshmbathje

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se pas kërkesës nga Policia e Kosovës, pjesëtarët e EULEX-it më 17 dhjetor u kanë ofruar zyrtarëve policorë të Kosovës në Jarinjë furnizime esenciale, duke përfshirë ushqime, veshmbathje e mjete higjienike. 

Kështu bëri të ditur Wigemark përmes një postimi në Twitter.

Ndërsa sot Policia e Kosovës njoftoi se 9 zyrtarë të saj në pikën kufitare në Jarinjë janë transportuar nga KFOR-i, pasi kishin shfaqur probleme shëndetësore.