VIDEO/ Gordan Duhaček 'zbërthen' identitetin e Vuçiç: Është i interesuar vetëm për 'show'
Gazetari kroat Gordan Duhaček, ishte i ftuar në 'A Show' me Adi Krastën, në Syri Tv, ku komentoi më shumë mbi sjelljen dhe identitetin e Aleksandar Vuçiç.
Ai u shpreh se ka shkruar shumë për Vuçin dhe e ka studiuar atë si personazh, dhe një nga karakteristikat më të mëdha të tij është të krijojë vëmendje dhe hapësirë për vëmendje edhe kur nuk i jepet.
"Unë e kam ndjekur karrierën e Vuçiç për një kohë të gjatë dhe kam shkruar për të prej shumë vitesh dhe mendoj se pikat kryesore për të janë fakti se ai kërkon të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe mendon se politika është kamera që do e fokusojë atë si personazhin kryesor. Çdo gjë që bën ai duhet të ketë një këndvështrim nga media sociale, dhe është gjithnjë i interesesuar te bëjë show. Dhe kur nuk ka, ai do përpiqet ta krijojë diçka të tillë. Për shembull në vitet e fundit ka pasur pesë a dhjetë tentativa vrasje drejt tij, nuk ka nodhur asnjë gjë.
Megjithatë media që kontrollon ai krijon këtë narrativë çdo vit.
Ndonjëherë eshtë dy herë në vit, në mënyrë që ai të luajë rolin e viktimës dhe të tregojë se është trim. Nga ana tjetër ai mund të tregohet shumë servil ndaj perëndimit edhe ndaj kinezëve edhe ndaj rusëve, por të themi të drejtën ai përpiqet qe të luajë lojëra dhe ta shesë në Serbi këtë si një fitore të madhe", u shpreh Duhacek.