Vota e emigrantëve/ Haçkaj: I gëzohemi kësaj beteje. Shpresoj që Kushtetuesja të mos ketë bërë hile!
Një prej themeluesve të "Lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë", Florjan Haçkaj në A Shoë me Adi Krastën, në Syri Tv, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve.
Pak ditë më parë, Kushtetuesja mori një vendim i cili kërkon garantimin e votës për emigrantët, ndërsa theksohet se në zgjedhjet e 25 prillit 2021, shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit iu shkel e drejtave prej boshllëkut ligjor.
Megjithatë, Haçkaj tha se do pritet zbardhja e vendimit, duke mos fshehur dyshimet se pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese mund të ketë edhe hile.
Florjan Haçkaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është se ne kemi marrë diçka konkrete, me ndihmën e të gjithëve, dikush është larguar rrugës. Unë personalisht por edhe grupi i ngushtë ishim besim se mund të sillnim risi me këtë. Dhe risia është që, qytetarë të paqenë në vend marrin diçka konkrete dhe të paktën e vendosin shtetin me shpatulla pas murit ligjërisht. Vendimi ishte tejet pozitiv, ishte i papritur për shumë njerëz në rangje të ndryshme, por s'kemi eufori. I gëzohemi kësaj beteje dhe pas kësaj beteje duhet të shohim zbardhjen e vendimit, si argumentohet kjo mungesë ligjore. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese ka qenë serioze dhe nuk ka diçka me hile pas. Kemi dëgjuar shumë interpretime që na kanë shqetësuar. Zoti Majko e interpreton gabim atë vendim, me atë pikën që nuk është marrë parasysh në v vendim, me bllokimin e shqiptarëve të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërsa të tjerët janë që e kanë bërë me hile që ta kalojnë tani në Kuvend për t'u marrë Kuvendi, ndërkohë që e kishte KQZ. Ne me të vërtetë në KQZ kemi muaj që punojmë, por aty ka një ent rregullator që janë përfaqësues të partive që duhet të argumentojnë kundra dhe të ulen në fund t'i aprovojnë këto gjëra. Ne e kemi që këta njerëz nuk do të vendosin asgjë pa drejtuesit e partive. Prandaj, më mirë të shkojë në Kuvend kjo.