VIDEO-SYRI TV/ Bashkia Tiranë nis ndërtimin e teatrit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në protestë

Nesër në orën 10 të paradites, Bashkia e Tiranës ka njoftuar se do të nisë punimet për ndërtimin e Tetarit të ri.

Në lidhje me këtë njoftim aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të marte në sheshin ku ndodhej Teatri Kombëtar i shembur në 17 maj 2020. 

Mes aktivistëve ishin edhe kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi dhe avokatja Adriana Kalaja.

Kalaja tha se Veliaj ka njoftuar nisjen e punimeve duke shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi i bëri thirrje  kreut të SPAK, Altin Dumani që t'i japë fund paligjshmërisë dhe të hetojnë këtë aferë më të shëmtuara dhe më korruptive.