Caffaglione mori 300 mijë € tek inceneratorët, Kepi: Skandal që presim ende çfarë do bëjë kreu i ri i SPAK

Gazetarja Alba Kepi, komentoi në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv shpalljen në kërkim nga SPAK të Giuseppe Caffaglione, i cili rezulton pronar me 30 për qind tek inceneratori i Tiranës. Qeveria dhe bashkitë e qarkut Tiranë e Durrës i paguajnë çdo muaj 1 mln euro inceneratorit të Tiranës. Nga këto, 330 mijë euro shkojnë në llogarinë private të Caffiaglione.

Gazetarja Alba Kepi deklaroi se populli shqiptar është në gjumë ndërsa shtoi se nëse do kishim një strukturë ligjore të fuqishme, askush nuk do guxonte të kishte qasje në tenderat publikë. Sakaq, Alba Kepi deklaroi se është skandaloz fakti që ende flitet se çfarë do bëjë kreu i ri i SPAK.

"Emrin e tij e kam ndeshur për herë të parë kur kam investiguar një operacion, për mbetjet urbane mes Bashkisë Tiranë dhe Veronës. Në dokumentet që kisha, ishte administrator i përgjithshëm, dhe më pas u bë vetëm teknik, kishte të drejtë vetëm të ndiqte procedurat teknike. E njëjta gjë po ndodh aktualisht.

Ky person, kjo kompani ka ndryshuar emrin dhe është nën zotërimin e një kompanie holandeze. Flasim për një sistem drejtësie, ndërkohë kemi ende dëgjesa se çfarë do bëjë kreu i ri i SPAK. Ndërgjegjësim ka i ulët."-tha Kepi.