Votë dosjesh, votë Dvoranit. Po e bënë të djathtët u thafshin duart!

Nuk mund të votohen me të njejtën dorë, mendje, moral, kurajo, karakter, edhe demek hapje e dosjeve edhe Ardian Dvorani, gjykatësi i diktatures ne Gjykate Kushtetuese.

Kjo është tredhje politike.

Këto janë kapjet treguese të pordhëve përvëluese e gjoja sakrifikuese se po ndëshkohen persekutorët e të përndjekurve, duke u shitur si largqoftë përfaqësues shtrese. Janë shulakë të zënë në çark ekonomik, privilegje e salltanete financiare. Asgjë më tepër.

Pas Gent Ibrahimit e Ardian Dvoranit, kjo gjykatë merr formën e zyrës juridike të PS. Asgjë më tepër.

Në dy muaj Kushtetuesit tanë, kanë qenë si nxënës para lektorit Edi Rama e diplomatëve shoqërues. Një banalitet i varur nga qeveria. Prisni se do kundërshtojnë Ramën, njëlloj si të gjesh eskimezë në Sahara. 

Dvorani në Gjykatën Kushtetuese!

Ky zotëria qëndroi 7 vite paligjshmërisht në detyrë, në Gjykatën e Lartë, pasi Gjykata Kushtetuese ishte shprehur me emër për këtë gjë, për ikjen e tij. 

100 milionë lekë i tepronin te Vettingu, po partia mbylli sytë. 

Ky, medemek e me nder, Kampioni antikorrupsionit.

Njëlloj si të kesh KM ende Mehmet Shehun...

Dhe ka vota djathtas për këtë?

U thafshin duart votuesve.

Tallje e dhunshme publike.

Rahmet pastë Drejtësia.

Sistemi po bën hapa pas dhe do duhen vite ta rikthesh. Me gjithë shoun, propogandën e shfrenuar, rezultatet janë anemike. Kemi Kryeministër, ministra, kryebashkiak të Tiranës e plot të tjerë në prag të marrjes të pandehur, të shndërruar të paprekshëm.

Pasi të votoni Dvoranin, shihni ndonjë sigurims 90-vjeçar e plotësoni vakanca të tjera. Kjo është komedia ku të shkolluar në BE dhe USA ekselentë, shohin njeriun e ri të partisë, tek çan në karrierë, në drejtësi. Dhe opozitarët rrinë e vështrojnë...