Aksident i rëndë në Dukat, plagoset 19-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një të riu ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Dukat-Fushë.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë mbeti i lënduar 19-vjeçari me inicialet G.R.

Ky i fundit është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 20:20, në fshatin Dukat-Fushë, Orikum, shtetasi G. R., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

19-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.