Shembja e pallatit tek 'Myslym Keta', Manjani: Maskaradë! Për Teatrin e ri s'kanë leje dhe as projekt
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv, komentoi shembjen e pallatit tek rruga 'Myslym Keta' pasi ishte dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, ndërkohë banorët për 4 vite jetuan në rrezik.
Ylli Manjani tha se përdorin ligjin e tërmetit pas 4 viteve me vonesë për të shembur apartamentetet e njerëzve të thjeshtë.
"A ka fundshpinë ku rri ky argument. Ky pritën 4 vjet tërmetin, ta prisnin 4 ditë gjykatën. Këta po bëjnë teatër, maskaradë.”-tha Manjani.
Ish-ministri komentoi edhe njoftimi se nesër do nisin punimet për Teatrin e ri. Manjani tha se nuk kanë një projekt dhe një leje ndërtimi.
“Si ka mundësi që për të ngulur një gozhdë në murë të sulne inspektorë e policë, të fusin brenda, ky zotëria, këta zotërinjtë, pretendojnë se do ndërtojnë teatër pa një leje ndërtimi të zbardhur. Kush është projekti, ku është leja? Si janë kaq të qetë?"-tha Manjani.