Etrit Berisha një prej kandidatëve, Salernitana vendos për portierin e ri

Guilermo Ochoa do të jetë portieri i ri i Salernitanës. Portieri meksikan, portagonist në Kupën e Botës me Kombëtaren e tij do të transferohet në Serie A në merkaton e janarit.

Ochoa ka mbyllur marrëveshjen e tij me American dhe është gati për një aventurë të re. Ai pritet të firmosë me Salernitanën një kontratë që do ta mbajë lidhur deri në qershor të vitit 2023.

Ochoa do të mbërijë në Itali më 22 dhjetor për të mbyllur marrëveshjen me klubin e Serie A. Një marrëveshje kjo që mund të mbyllë derën e Etrit Berishës, i cili së fundmi është përfolur për një transferim në Salerno.