Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, makina përplas 55-vjeçarin me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Mësohet se një mjet tip 'Citroen' ka përplasur për vdekje një person 55 vjeç që udhëtonte me biçikletë.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është nisur drejt Traumës në Tiranë por nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.

Nga ana tjetër, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit: