Deschamps drejt rinovimit me Francën, Zidane pranë rikthimit te Juventusi

Flitej se Zinedine Zidane mund të merrte stafetën e Deschamps në Kombëtaren franceze në përfundimin e Kupës së Botës. Megjithatë, disfata në finale kundër Argjentinës duket se nuk do të ndikojë në të ardhmen e trajnerit aktual të Francës.

Siç raporton prestigjiozja “L’Equipe”, Emmanuel Macron ka një plan për të ardhmen e Deschamps. Presidenti i Republikës franceze, dëshiron që ish-futbollisti të qëndrojë në pankinën e “gjelave”, të paktën deri në Botërorin e ardhshëm.

Plani i Macron e detyron Zidanen që tani e tutje të vlerësojë çdo ofertë që vjen në drejtim të tij. Ish-trajneri i Real Madridit pak kohë më parë refuzoi një ofertë nga Manchester United. Siç raportojnë mediat franceze, Zidane mund të marrë në konsideratë një ofertë nga Juventusi, në projektin e ri që do të nisin bardhezinjtë.