Amnistia fiskale, Meksi: Diskriminim para ligjit! Ja abuzimi me përqindjen e tatimit mbi fitimin

Avokati Redon Meksi komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv nismën e amnistisë fiskale. Redon Meksi tha se drafti është abuziv teksa përmendi tatimin.

Ai theksoi se paguan 23 për qind tatim fitim ndërsa shtoi se ata që do amnistohen për 2 apo 3 milionë euro, do paguajnë 7 për qind.

"Ka një tatim më të vogël se sa sot që paguaj unë, unë profesion të lirë, paguaj 23 për qind tatim fitim, ndërsa dikush me 3 mln euro, do paguajë 7, me lekë droge.

Diskriminim para ligjit, sikur ta marrin dhe që s'jemi marrë me drogë. Kush është interesi jot si shtet që po e bën."-tha Meksi.