Amnistia fiskale/ Shehaj-emigrantëve: Mendojeni mirë, po sekuestrohen asete! Rama ka qëllime të tjera...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv, komentoi nismën e qeverisë për amnistinë fiskale.
Brisida Shehaj tha se 2 milionë apo 3 milionë euro, nuk bëhen me punë të ndershme.
Ajo theksoi se po sekuestrohen asetet që kanë në Shqipëri çunat e Spanjës ndërsa shtoi se Edi Rama e do amnistinë për halle të tjera.
"Hetimet që po bëhen në Belgjikë, Spanjë e Itali, për një pjesë të çunave të Spanjës, që kanë marrë dhe letra atje, po u sekuestrohen asetet që kanë në Shqipëri ata dhe familjarët e tyre.
Mendojeni mirë, Edi Rama nuk e bën për hallin tuaj por për ca halle të tjera. Do dështojë, ligji antimafia nuk zhbëhet me një ligj po arriti 84 vota zotëria për amnistinë.”-tha Shehaj.