VIDEO/ I shembet ballkoni, 32 vjeçari bie nga kati i 3 i pallatit në Kavajë
32 vjeçari Inelt Hoda banues në Kavajë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku jetonte.
Nga informacionet paraprake mësohet se 32 vjeçari me iniciale I. H. ka dalë në ballkonin e shtëpisë rreth orës 3:30 dhe si pasoje e shembjes së ballkonit ka rënë aksidentalisht dhe si pasojë ka marrë dëmtime serioze.
Menjëherë fqinjët kanë lajmëruar ambulanen e cila ka mbërritur në vendngjarje shoqëruar nga blutë e qytetit të Kavajës.
I riu është transportuar në Spitalin Rajonal të Kavajës për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas si pasojë e dëmtimeve serioze u dërgua në Spitalin e Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë mbi shkaqet e ngjarjes ku sipas informacioneve paraprake dyshohet se rënia ka qënë aksidentale.
Deri tani nuk dihet më tepër për gjendjen shëndetësore të të riut.
Kavajë/ Informacion paraprak
Më datë 20.12.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5, në Kavajë, është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, shtetasi I. H., 32 vjeç.
Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.