FOTO/ PD kërkesë presidentit Begaj: Mos e dekreto ligjin për Portin e Durrësit

Partia Demokratike i kërkon në mënyrë zyrtare presidentit Bajram Begaj që të mos e dekretojë ligjin që i jep Portin e Durrësit shoqërisë ‘Eagle Hills’ e cila bashkë me Edi Ramën kërkojnë të ndërtojnë pallate dhe hotele në truallin e portit të Durrësit.

Deputeti Oerd Bylykbashi, në kërkesën e tij e vendos theksin se, Bashkimi Europian ka kërcënuar me rikthimin e vizave nëse miratohet kjo marrëveshje, ku një prej ofertave për blerësit e huaj është pajisja me pasaportë shqiptare.

Grupi parlamentar i PD-së, kërkon rikthimin e këtij ligji në Kuvend për të shqyrtuar sërish.

Kërkesa është dorëzuar në Presidencë, ndërsa tani pritet një vendim nga ana e Bajram Begaj, nëse do ta kthejë në Kuvend ligjin, apo do ta dekretojë marrëveshjen e Edi Ramës pa bërë asnjë rezistencë.