VIDEO - SYRI TV/ Ekzekutimi i shqiptarëve në Greqi, ‘Ogranaja vdiq nga ataku, jo nga plumbat’, vrasja është urdhëruar nga burgu

Armando Ogranaja, një nga dy shqiptarët e ekzekutuar në Greqi ka vdekur nga ataku kardiak dhe jo nga plagët që ka marrë nga plumbat. Ky është rezultati i mjekësisë ligjore greke, i cili ka zbardhur një nga dinamikat e ngjarjes. Ndërsa mediat greke bëjnë me dije se vrasja e cila ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës, mund të jetë urdhëruar nga burgu. Ndërkohë dëshmitarja e kësaj ngjarje e cila mbeti i plagosur, rrëfen se si autori hyri në lokal dhe qëlloi për vdekje shqiptarët

Syri tv

Dëshmi dhe detaje te reja kanë dalë nga hetimi për ekzekutimin e dy shqiptarëve  në Greqi. Ka përfunduar ekspertiza mjeko ligjore e cila tregon se Armando Ogranaja ka vdekur nga ataku kardiak dhe jo nga plagët e marra nga plumbat. Sipas raportit te ekspertizës thuhet se ne trupin e Kreshnik Cercizajt u gjetën 5 plumba e cila sipas ekspertëve vërteton se ka qenë objektvi i atentatit.  Pikërisht plumbat në drejtim të Cercizajt kane qenë tejshpues duke kanë prekur edhe shokun e rij Armando, i cili u plagos dhe sipas mjekësisë ligjore ai nuk ka gjetur vdekjen nga plagët por nga arresti kardiak. Ndërsa nga ana tjetër po hetohet  për autorin e vrasjes dhe sipas mediave greke dyshohet se urdhri për ekzekutimin mund te ketë ardhur nga burgu. Pista kryesore e hetimit është ajo e larjes së hesapeve per drogën, teksa nga të dhënat e para policia greke dyshon se ka të bëjë me vrasës me pagesë. Ndërkohë për këtë ngjarje ka dhënë dëshminë e saj edhe 31-vjeçarja greke që mbeti e plagosur. Protothema shkruan se sipas dëshmitares  në momentin që atentatori qëlloi mbi shqiptarët, ajo ishte në këmbë dhe po bisedonte me motrën e saj dhe pronarin e lokalit. 

 “Isha me motrën time në lokal, pikërisht pas tavolinës ku ishin ulur dy burra. Ishim në këmbë dhe po flisnim me pronarin e lokalit. Isha me shpinë dhe nuk e pashë autorin kur hyri. Kam dëgjuar të shtënat dhe kam parë panikun në lokal. Në fillim, nuk e kuptova se isha plagosur derisa pash gjakun. Disa sekonda para se autori të hynte në dyqan, unë dhe motra ime ndërruam vendet. Përndryshe ajo do të ishte në pozicionin tim tani dhe për fat ne ishim në këmbë, përndryshe plumbi do të më kishte goditur në kokë”

Nga hetimet e deritanishme mesohet se një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut ne lokal dhe u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë duke qëlluar me breshëri plumbash. Më pas u largua me vrap. Kreshnik Çerçizaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Armando Ogranaja pak minuta pas tij.