Forcat speciale vrasin 33 pengmarrës në Pakistan

Forcat pakistaneze të sigurisë kanë rimarrë një stacion policie, duke vrarë të 33 pengmarrësit, tha ministri i mbrojtjes.

Militantët islamikë nga talebanët pakistanezë pushtuan qendrën në lagjen e largët veriperëndimore Bannu të dielën.

Disa persona, duke përfshirë zyrtarë të sigurisë, ndodheshin brenda në atë moment.

Ministri i Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif, tha se të gjithë pengjet u liruan, dy forca speciale u vranë dhe 10 deri në 15 anëtarë të ushtrisë u plagosën.

Talebanët pakistanezë i kanë shtuar sulmet e tyre që kur i dhanë fund armëpushimit muajin e kaluar.