Miliona përdorues pro dorëheqjes nga drejtimi i Twitter, thyen heshtjen Elon Musk

Elon Musk ka thyer më në fund heshtjen pas një sondazhi që ai vetë hapi në Twitter.

Musk pyeti nëse duhej të largohej nga pozicioni si drejtues i platformës sociale dhe shumica e përgjigjeve ishin “po”.

 

Pronari i Tesla-s u shpreh se vetëm abonuesit e Twitter Blue do të mund të kenë të drejtë vote në sondazhet që kanë të bëjnë me politikat e platformës.

Reagimi vjen pasi miliona përdorues të Tëitterit votuan që ai të tërhiqej nga pozicioni i tij si shef ekzekutiv i platformës.

Të dielën, Musk deklaroi se ai do t’i bindej rezultatit të sondazhit me anë të të cilit pyeste përdoruesit nëse duhej të tërhiqej.

Elon Musk e theu heshtjen pak para mesnate, të hënën, kur iu duk interesant sugjerimi i të dënuari për mashtrim Kim Dotcom, themeluesi i uebsajtit dikur të popullarizuar për ndarjen e skedarëve Megaupload, se rezultatet e sondazhit u manipuluan nga llogari të rreme.

Duke iu përgjigjur sugjerimit të një përdoruesi tjetër se “abonentët blu” duhet të jenë të vetmit që mund të votojnë në sondazhet e lidhura me politikat e platformës, Musk u shpreh se “Twitter do ta aplikojë këtë ndryshim.”