SYRI TV/ Elbasan, makina bie në humnerë, ndërron jetë shoferi i mjetit, Besnik Samurri

Aksident tragjik në fshatin Samurr të Elbasanit, ku një person ka mbetur i vdekur dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë. Mjeti me të cilin po udhëtonin shoferi dhe 3 pjesëtarë të familjes Maloku ka rënë në humnerë. Viktimë e aksidentit mbeti 38 vjeçari Besnik Samurri, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit Benz.

Nga SYRI TV

Një viktimë dhe tri persona të plagosur është bilanci i një aksidenti, që ndodhi të martën në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë në Elbasan.

Një automjet Benz që drejtohej nga 38-vjeçari Besnik Samurri doli nga rruga e kalldrëmtë dhe përfundoi në një greminë disa dhjetëra metra më poshtë. Për pasojë, shoferi i mjetit humbi jetën.

Nga aksidenti mbetën të plagosur dhe tre pjesëtarë të së njëjtës familje. Konkretisht, çifti Misir e Blera Maloku si dhe djali i tyre Fajtoni u lënduan nga aksidenti i automjetit ku ishin pasagjerë.

Të lënduarit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia raportoi se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, por dyshohet se drejtuesi i automjeti të ketë humbur kontrollin. Megjithatë, Policia është duke hetuar ngjarjen dhe pritet të zbardhë shkaqet e saj.