Katari paralajmëroi BE-në: Hetimet për korrupsion do të rrezikojnë negociatat për gazin
Në një skandal të përshkallëzuar korrupsioni në Parlamentin Evropian, Katari ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se një hetim mbi akuzat se personat e lidhur me parlamentin kanë marrë para nga vendi mund të rrezikojë bisedimet për sigurinë energjetike.
Paralajmërimi nga Doha erdhi pas kritikave të tjera nga Evropa ndaj Katarit, i cili po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm si burim i gazit natyror të lëngshëm (LNG), pasi vendet evropiane përpiqen të gjejnë një alternativë ndaj burimeve ruse të energjisë.
Pas akuzave për korrupsion dhe përpjekjeve të Katarit për të ndikuar mbi zyrtarët në Parlamentin Evropian, eurodeputetët votuan javën e kaluar për të pezulluar punën për marrëveshjen e liberalizimit të vizave me Katarin dhe për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve të Katarit apo përfaqësuesve të kompanive në këtë institucion.
Si përgjigje, Katari kritikoi Parlamentin Evropian, duke paralajmëruar se masa "diskriminuese" mund të dëmtojë bashkëpunimin më të gjerë midis Bashkimit Evropian dhe Katarit në fushat ku Bashkimi varet nga Doha, përfshirë energjinë, thekson Politiko.