", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/20/auto_foot5741671538746.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Video/ Zelenskyy nderon ushtarët në vijën e frontit në Bakhmut

Presidenti Volodymyr Zelenskyy vizitoi qytetin ukrainas të Bakhmut, fokusi i fundit i disa prej luftimeve më intensive të luftës së Rusisë.

Ndërsa së fundmi, janë shfaqur pamjet e liderit ukrainas duke nderuar ushtarët në vijën e frontit me çmime.

Zyra e Zelenskyy tha se ai u takua dhe foli me personelin ushtarak.

Në fillim të këtij muaji, Zelensky tha se përpjekjet e Rusisë për të pushtuar Bakhmutin e kishin kthyer qytetin lindor të Ukrainës në gërmadha.

"Okupatorët në fakt shkatërruan Bakhmutin, një tjetër qytet të Donbasit që ushtria ruse e ktheu në gërmadha të djegura," tha ai.

Bakhmut ka mbetur në duart e Ukrainës gjatë luftës pothuajse 10 mujore, duke penguar qëllimin e Moskës për të kapur provincën Donetsk, pjesë e rajonit të Donbasit në kufi me Rusinë.

Marrja e Bakhmutit do të prishte linjat e furnizimit të Ukrainës dhe do të hapte një rrugë për forcat ruse që të shtyjnë drejt Kramatorsk dhe Sloviansk, të cilat janë bastionet kryesore të Ukrainës në provincë.

This is ëhat true leadership looks like: President Zelenskyy is in Bakhmut today to honour Ukraine’s frontline defenders pic.tëitter.com/VChjAmAXJI

— Business Ukraine mag (@Biz_Ukraine_Mag) December 20, 2022