Plagoset me çiften e burrit 59 vjeçarja në Maliq
Një 59 vjeçare është plagosur lehtë me çiften e burrit pasi dyshohet se gjatë zhvendosjes brenda banesës, së një arme gjahu, aksidentalisht arma është shkrepur dhe për pasojë kjo shtetase ka pësuar djegie të lehta në trup.
59-vjeçarja aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 20.12.2022, në fshatin Shëngjergj, Maliq, shtetasja M. M., 59 vjeçe, dyshohet se gjatë zhvendosjes brenda banesës, së një arme gjahu (çifte), aksidentalisht arma është shkrepur dhe për pasojë kjo shtetase ka pësuar djegie të lehta në trup.
59-vjeçarja aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.
Arma e gjahut (çifte) posedohej me leje nga bashkëshorti i 59-vjeçares.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.