Atentati/ Çerçizaj ishte objektivi, Ogranaja vdiq nga ataku kardiak
Autoritet greke tashmë kanë të qartë se 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj ka qenë shënjestra e ekzekutimit të ndodhur dy ditë më parë në lagjen Nea Zmirni të Athinës.
Sipas policisë, ka qenë ekspertiza mjeko-ligjore që ka konfirmuar se Çerçizaj ka marrë 5 plumba në trup, ndërsa viktima tjetër, 44-vjeçari Armando Ogranaja nuk ka vdekur prej plagës së plumbit që ka marrë në bark, por prej një ataku kardiak të ndodhur në momentin e panikut të krijuar momentet e para të sulmit prej ekzekutorit.
Ogranaja humbi jetën 2 orë më pas në spitalin e Kryqit të Kuq ku ishte dërguar me një plagë plumbi në bark.
Prej sulmit u plagos edhe një qytetare greke 35-vjeçare.Ndërkohë policia greke po heton lidhur me ngjarjen. Dyshimet janë se ekzekutimi i Çerçizaj ka lidhje me trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dyshohet se urdhri i ekzekutimit mund të ketë ardhur nga burgu.