KAFE SHQETO/ 'Më e keqja s’ka ardhur akoma, largimi i mjekëve po sjell shpopullim'

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto në Syri.Tv ishin mjekët Ilir Alihmehmeti dhe Erion Dasho ku diskutuan situatën e vështirë që po hasin mjekët në sistemin shëndetësor.

Mjekët u shprehen se kjo situatë vjen si pasojë e mos respektit nga qeveria ndaj figurës së mjekut pasi është denigruar edhe nga rroga dhe mbrojtja që ato duhet ti japin mjekëve.

"Sistemi shëndetësor shqiptar ka kolapsuar prej kohesh, në pandemi ne u dorëzuam. Ishin qytetarët shqiptar që përballuan kostot ekonomike dhe njerëzore të pandemisë sepse shteti nuk ofrojë as testim as trajtim dhe as parandalim.

E vetmja gjë që bëri shteti ishte krijimi i një krijim i i një komiteti qesharak të të ashtëquajtur ekspertë që në fakt ishin vetëm puthadorë të qeverisë dhe pranonin çdo tekë të Ramës.

Sistemi shëndetësor shqipatar siç e ka thënë doktor Berisha pak kohë më parë për 1 mijë banorë një mjek që është sistemi me numrin më të ulët për mjek në europë dhe kjo shifër na rëndit krah vendeve më të varfra në botë dhe si të tillë pa mjekë dhe infermier nuk  ka sistem shëndetësor në vend.

Për të trajnuar një mjek duhet 20-30 vjet në varësi të specialitetit që ai do të ushtrojë, nuk ka një strategji të qartë se si do të rikuperohet ky dëm që po hasim nga emigrimi dhe vendet fqinjë kanë një numër më të lartë se ne të mjekëve për 1 mijë banorë.

Në Malin e Zi kemi 3 mjek për 1 mijë banorë, Maqedonia ka 2.5 mjek ndërsa Kosova 2 mjekë. Ndërsa paga e mjekëve shqiptar është shumë më e ulët se vendet e rajonit.

Ata që mbarojnë për mjekësi nuk shohin të ardhme këtu dhe zgjedhin të largohen nga vendi për të ndërtuar jetën e tyre në vendet e Europës."

Alihmehmeti është shprehur se në vend ka gati 11 vite që është mbyllur dega e doktoraturës, ndërsa rrogat janë gati 3 herë më të ulëta se rajoni dhe vendet e rajonit .

"Fatkeqësisht prej kohësh jemi në një situatë shumë të vështir prej kohës, kjo e parë dhe nga numri i mjekëve për sa i përket numrit të popullatës jemi me pak se 1/3 e mjekëve që kanë vendet europianë. Duhet ta pranojmë që edhe numri i mjekëve që janë në vend janë të përqendruar rreth Tiranës ndërsa në rrethe një mjek mbulon më shumë se 1 mijë banorë.

Një nga strategjitë për të bërë të mundur shpopullim e brendshëm dhe të jashtëm një nga elementet kyçe është aksesi në kujdesin shëndetësor, sa më pak akses të moshurave në sistemin shëndetësor aq më të detyruar janë që ata të shpërngulen drejtë vendeve që u ofrohet ky shërbim.

Tre momentet kuçe ka një punonjës që janë pagat në krahasim me Kosovën ne e kemi 2.5 herë më të ulët se ata. Situata me specializantët 2/3 në Shqipëri janë pa pagesë edhe pse punojnë 8 orë në ditë, nuk i njihen vjetërsia e punës, sigurimi shoqëror dhe shëndetësor edhe kjo është e jashtëligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, krahasuar kjome Kosovën ku një specializant e ka rrogën rreth 1 mijë euro.

Një elemet tjetër janë doktoraturat, rruga shkencore që kanë 11-vite që nuk hapet ky program në shëndetësi, sot e kësaj ditë janë të mbyllura, dhe kushdo që kërkon të vazhdojë karrierën në këtë drejtim nuk e gjen këtë mundësi dhe do të largohet.

Mjeku nuk ka dinjitet këtu edhe pse ka punuar dhe studiuar rreth 14-15 vite nuk ka asnjë lloj mbrojtje dhe posti ën shoqëri të mirqenë.

Ai është i denigruar për shkak të rogës dhe mbrojtjes pasi mjekët që janë shoqëruar me pranga është më i madh se i narkotrafikantëve. Mjekët bëjnë dhe gabime pasi nuk është shkencë ekzakte dhe gabime njerëzore ka, ndërsa në Gjermani përgjigjet shteti për një situatë të tillë pasi e njohin mundësinë e një gabimi njerëzor.

Ne aktualisht kemi mjek që emigrojnë në Kosovë dhe situata ku kemi përfunduar është shumë e vështirë. Shprehja e nazizmit ishte në luftën e dytë botërore ishte godisni një mjek pasi keni vrarë rreth 7 ushtarë."