‘Udhëzova babanë të fshihte paratë’/ A qëndron ky rrëfim i Eva Kailit?
BILD
Ish-zëvendëspresidentja e arrestuar e Parlamentit Europian, Eva Kaili, 44 vjeç, mesa duket ka bërë një rrëfim të pjesshëm në lidhje me skandalin korruptiv në BE.
Gazetat e përditshme ‘Le Soir’ dhe ‘La Repubblica’ raportuan të martën, duke cituar dokumente hetimore, se Kaili pranoi se kishte udhëzuar babanë e saj të fshihte sasi të mëdha parash para arrestimit të saj.
Sipas dokumenteve, magjistratja hetuese ka thënë: “Ajo deklaron se ka pasur dijeni në të kaluarën për aktivitetet e bashkëshortit me zotin Panzeri dhe se në banesën e saj kalonin valixhet me para”.
Kaili është aktualisht në paraburgim në Belgjikë, njësoj si partneri i saj dhe ish-deputeti italian, Antonio Panzeri.
Babai i saj u arrestua nga hetuesit më 9 dhjetor duke u përpjekur të fshihte një valixhe plot me para në një hotel në Bruksel, pasi Kaili e paralajmëroi atë për një operacion në shkallë të gjerë nga hetuesit belgë.
Kaili ka tentuar të paralajmërojë edhe dy eurodeputetë, shkruajnë dy gazetat.
Kur u pyet nga ‘Le Soir’ dhe ‘La Repubblica’, avokati i saj, Andre Risopoulos tha se ishte personalisht i indinjuar që ata kishin akses në dokumente.
Megjithatë, ai nuk konfirmoi se ishte një rrëfim i pjesshëm.